Zbukurohet Tirana

09 prill 2018 | 12:30

Në çdo lulishte për çdo ditë mund të shihni punonjëset e bashkisë së Tiranës të cilat kujdesen dhe i mirëmbajnë ato, duke bërë të mundur që kushdo që vendos të çlodhet, të shijojë jo vetëm bukurinë, por të vlerësojë edhe pastërtinë e kryeqytetit shqiptar.

Me ardhjen e pranverës, Bashkia e Tiranës ka filluar rehabilitimin e të gjitha lulishteve të kryeqytetit, duke i shprehur në këtë mënyrë dashurinë Tiranës, nëpërmjet luleve shumë ngjyrëshe që po mbillen çdo ditë.

Lulishteve nuk mund t’i mungojë as krasitja dekorative, gjë e cila ia shton më shumë bukurinë përmes formave artistike që marrin bimët nga duart e mjeshtreve të ndërmarrjes nr.1 në Tiranë.

 

Top Channel

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diel mysafire në emisionit më të shikuar në…