Zbulimi 500-vjeçar, ‘thesar’ për historinë

20 dhjetor 2019 | 11:08

Dy spiranca 500-vjeçare u zbuluan në bregun Gulf në Meksikë. Sipas arkeologëve, ky zbulim do të hedhë dritë mbi pushtimet e kolonialëve spanjollë në këto brigje.

Ata shprehen se këto i përkisnin flotës së Hernan Cortes i cili pushtoi perandorinë Azteke në shekullin e 16.

Zhytësit i gjetën ato në thellësinë 15 metra nën nivelin e detit, poshtë një shtrese të trashë dheu. Zbuluesit deklarojnë se këto brigje janë të mbushur me ‘thesare’ për historinë e Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjyq i jashtëzakonshëm po zhvillohet në qytetin gjerman të…