Zbulohet dashuria e Fifit, është nga Shqipëria

28 prill 2020 | 14:39

Fifi që prej debutimit në muzikë, krahas suksesese në karrierë ka ngjallur në vazhdimësi interesim edhe për jetën private.

Është apo jo në lidhje? Kush ia ka rrëmbyer zemrën këngëtares?

Këto kanë qenë vetëm disa prej pyetjeve të cilat nuk kanë marrë përgjigje për faktin se vetë ajo është treguar e rezervuar në këtë pjesë duke e mbajtur jetën private nëmënyrën më hermetike të mundshme.

Por, ka një kohë prej kur vetë Fifi në paraqitje televizive ka lënë të kuptohet se është në një lidhje. Madje, në disa raste, ajo ka përmendur edhe një ‘Xh’, shkronjën e parë të partnerit i cili më në fund është zbuluar.

Një dedikim personal në Instagram në të cilin emri i tij është fshehur por jo mjaftueshëm është bërë shkas që të kuptohet se kush është XH-ja e famshme.

Bëhet fjalë për Xhuljo Tabakun, një djalosh simpatik nga Shqipëria me të cilin këngëtarja është në lidhje.

Burime pranë Prive.al kanë konfirmuar se romanca mes dyshes ka tash e një kohë dhe gjërat mes çiftit shkojnë si mos më mirë.

Tashmë na mbetet të presim në një zyrtarizim kur çiftin e shohim bashkë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.SH. "IDRA-EHT-IN" me seli në Gjilan, shpall të pavlefshëm certifikatën…