Zbulohet plantacioni me drogë me vlerë 350 mijë euro në Itali, arrestohen dy shqiptarë

21 gusht 2023 | 12:13

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptar të moshave 46 dhe 29 vjeç, në Gambassi Terme, Firence, të cilët akuzohen për kultivimin e lëndëve narkotike, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Mediet e huaja kanë shkruar se policia ka sekuestruar 35 kilogramë marijuanë, 650 bimë dhe dy armë zjarri. Gjatë një kontrolli në terren policia italiane ka zbuluar edhe dy plantacione, një me 350 bimë dhe e dyta me 300 bimë.

Droga e sekuestruar, sapo të dilte në treg do të arrinte vlerën e 350 mijë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot (e hënë)…