Zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë, në prag të 29-vjetorit të daljes publike të UÇK-së
Në Llaushë të Skenderajt është zbuluar një pllakë përkujtimore në shtëpinë e Sabit Gecit, në prag të shënimit të 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në këtë shtëpi, ku janë marrë vendime të rëndësishme për daljen publike të UÇK-së, pllaka është vendosur në shenjë nderimi për historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë.
Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se më 28 nëntor 1997, Muja, Rexha dhe Dauti e bënë publike para botës Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e vendit drejt lirisë.
“Sot u bëmë bashkë në Llaushë, në prag të shënimit të 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shtëpinë e bashkëluftëtarit Sabit Geci. Në këtë shtëpi, aty ku u morën vendime të rëndësishme për daljen publike të UÇK-së, sot morëm pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore, në shenjë nderimi për historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë. Më 28 nëntor 1997, ishin Muja, Rexha dhe Dauti ata që e bënë publike para botës Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



