Zbulohet shuma totale që ka arkëtuar Ballkani nga pjesëmarrja në garat evropiane

03 nëntor 2022 | 22:25

Kampioni i Kosovës, Ballkani, këtë vit theu akullin duke u bërë klubi i parë nga vendi ynë që siguroi kualifikimin në fazën e grupeve të gare evropiane.

Ballkani e nisi garë në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga Zalgiris në raundin e parë.

Pas këtij eliminimi Ballkani kishte rastin të paraqitje në Ligën e Konferencës, ku në fazën e eliminimit kaloi tri klube si La Fioritan, Klaksvikun dhe Shkupin për të siguruar një vend në grupet e kësaj gare.

Katër raundet e fazës eliminatore ia siguruar 400 mijë euro fillimisht, ndërsa kalimi në grupe ia siguroi afër 3 milionë euro.

Nga rishpërndarja e parave për klubet, Ballkani mori mbi 71 mijë euro, ndërsa nga koeficienti dhjetëvjeçar i UEFA-s, kampioni i Kosovës shtoi në konto edhe mbi 44 mijë euro, shkruan Telegrafi.

Fitorja ndaj Sivasspor shtoi në konto edhe 500 mijë euro të tjera, ndërsa barazim në shtëpi ndaj Cluj ia dha Ballkanit edhe 166 mijë euro të tjera.

Në total, Ballkani nga paraqitja në garat evropiane ka marr 4 milionë e 182 mijë euro, sipas football-coefficient.

Kësaj do t’i shtohen edhe paratë nga të drejtat televizive dhe biletat e shitura, ku mund të preket edhe shuma prej 5 milionë euro.

Një rekord përfitim për një klub nga Kosova, ku me këtë shumë të fituar Ballkani, mund të kthehet në fuqi të futbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se përmbajtja e proceseve ndërmjet…