Ze Roberto: Leverkuseni dhe City po e luajnë futbollin më të bukur

12 mars 2024 | 16:43

Ish-futbollisti i Brazilit dhe i Bayer Leverkusen, Ze Roberto, ka shprehur bindjen e tij se Leverkuseni ka kapacitetin për të fituar Bundesligën po edhe garat e tjera ku bën pjesë.

Aktualisht Leverukseni e kryeson tabelën e Bundesligës me gjashtëdhjetë e shtatë pikë, dhjetë më shumë se Bayern Munchen në vendin e dytë.

“Bayer Leverkusen ka gjithçka që duhet për të fituar jo vetëm Bundesligën, por edhe garat e tjera në të cilat gjendet. Xabi Alonso po bën një punë të shkëlqyer dhe frytet e punës së tij me siguri do të vijnë, që janë titujt”, ka thënë Ze Roberto.

“Sot, Leverkusen, së bashku me Cityn, janë dy skuadrat që luajnë futbollin më të mirë në Evropë”, ka shtuar Ze Roberto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për rastin…