Zëdhënësi i LV-së:  Nuk mund të tjetërsohet vullneti i popullit

02 prill 2020 | 15:14

Zëdhënësi i Lëvizjes  Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se ata që po pretendojnë ta ruajnë mandatin e deputetit pa shkuar në zgjedhje, janë duke proklamuar një mashtrim të madh.

“Përfaqësimi është elektoral, ata që thirren në përfaqësim të popullit i përfaqësojnë kërkesat e qytetarëve para të cilëve kanë shpalosur ofertat. Nuk mund të tjetërsohet vullneti. Në mënyrë kur kontrata ndryshon politikani e ka për detyrë për rishikim kontrate. Kjo bëhet përmes zgjedhjeve. Palët që shkelin këto kontrata zakonisht futen në listën e zezë nga qytetarët për dëmtim të interesit e vullnetit të tyre, por po ashtu edhe për mashtrim e fyerje të inteligjencës”.

“Fushata elektorale nuk është reklamë televizive pas së cilës ne rikthehemi në realitetin mashtrues. 6 tetori, nëse për asgjë tjetër, mbahet mend për këtë ndëshkim. Përpjekja aktuale jo vetëm që është përpjekje e premtimeve të kundërta, por edhe goditje e vet mësimit të 6 tetorit”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lojtar i Philadelphia Union ka testuar pozitiv për koronavirus,…