Zeka, Hazirit: Që nga vdekja e Rugovës jeni bërë printer i Thaçit

25 dhjetor 2018 | 12:32

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se kryesuesit e ekipit negociator Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të jenë vetëm printues letrash të Hashim Thaçit.

Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, LDK-ja është bërë printer i Hashim Thaçit

Postimi i plotë i Zekës:

E Lutfi Haziri a është printer i Thaçit?!

Deklarata kontroverse të nënkryetarit të LDK-së

Luta, në RTK, ka deklaruar se ‘Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do jenë vetëm printues letrash të Hashim Thaçi’! Kjo deklaratë është nga përvoja e gjatë e Lutës dhe e krerëve të LDK-së, të cilët, që prej vdekjes së Rugovës e deri më sot, gjithmonë kanë qenë printeri i presidentit Thaçi.

Luta me LDK-në e kanë mbajtur të fortë PDK-në dhe e kanë bërë president Thaçin. Mirëpo Lutfi Hazirit i ka ‘shpëtuar’ një deklaratë e vërtetë, edhe pse besoj që e ka thënë shumë qëllimisht, për t’i dërguar një mesazh të fortë kryetarit të LDK-së dhe kundërshtarëve të dialogut. Luta tha se: ‘Amerika dhe Brukseli e kanë thënë qartë se Thaçin e njohin për negociator’!!! E nëse Amerika dhe Brukseli po e dojkan Thaçin për negociator, pash Zotin Lute, kush qenkan Isa Mustafa, Albin Kurti etj, me e mohu atë?!!!

Lëne more dialogun se ai nuk varet nga ne. Kuptojeni mirë që po të mos jenë Uashingtoni dhe Brukseli, Vuçiqi e Serbia as që do na kishin llogaritur.

Merruni me hallet reale të këtij populli. Mendoni more që po vuajmë për rrymë, për ujë, për barna, për nxemje, për gjithçka. Merruni me ashensor të banesave o Lutë, ti dhe krejt kryetarët e komunave. Merruni me çmimet e çmendura të derivateve të naftës. Merruni me ushqime të prishura që po hynë në Kosovë. Merruni me parandalimin e drogës që po përdoret nga të rinjtë tanë sikur puna e sakëzave.

Lërjani hajgaret politike Agim Bahtirit, i cili bashkë me Burdushin, edhe e solli Shakirën në Mitrovicë, edhe e hapi urën e Ibrit, edhe a po e shihni more njërin qysh e bashkoi Mitrovicën. Me një peticion bre… Veç me nënshkrime…

Leni hajgaret e punoni për popull…”

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti italian Valentino Rossi ka deklaruar se nuk ka një…