39-vjeçari Rossi: Titulli i 10-të nuk është limiti i karrierës time

25 dhjetor 2018 | 12:31

Piloti italian Valentino Rossi ka deklaruar se nuk ka një limit për sa i përket të ardhmes së tij dhe se mund të vazhdojë të pilotojë në Moto GP edhe pas vitit 2020, kur përfundon kontrata e tij me motorin Yamaha.

“Titulli i 10-të kampion apo mosha ime 39-vjeç janë thjesht shifra, që nuk kanë asnjë rëndësi. Unë do të vazhdoj të pilotojë një motor edhe pasi të fitoj titullin e 10-të kampion. Ashtu siç kam thënë gjithnjë, unë vazhdoj të garoj pasi argëtohem në pistë dhe për të fituar gjithnjë. Nëse do të mbërrijë titulli i 10-të do të jem dyfish i lumtur, nëse jo do të garoj për të argëtuar veten dhe fansat e mi”, ka thënë Rossi.

“Unë kam një kontratë deri në vitin 2020, por nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj pas këtij viti. Ndoshta nuk do të jetë sezoni im i fundit. Kjo është një gjë për të cilën do të reflektoj kur të jetë momenti. Unë punoj për të qenë kompetitiv gjithnjë në pistë, për të fituar dhe argëtuar fansat. Ndaj mezi po pres testet dimërore për të parë se deri ku mund të shkoj këtë sezon”, ka shtuar Rossi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Takati jonë Pavarësisht prej vështirësive të brendshme…