Zemaj për vdekjet e fundit në Klinikën Infektive: Prokuroria do të tregojë se a ka elemente të veprës penale

07 korrik 2020 | 13:53

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie të martën ka folur për vdekjet e së dielës nga Covid-19, në Klinikën Infektive në QKUK.

Ai ka thënë se janë duke pritur që Prokuroria të dalë më një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.

“Unë nuk përzihem në punët e prokurorisë. Ajo që kërkojë prej tyre është që ata të dalin sa më shpejt me një raport konkret që të na informojnë të gjithë në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se menaxhimi i pandemisë është në koordinim të plotë me të gjitha institucionet e Kosovës.

“Menaxhimi është në koordinim të plotë me të gjitha institucionet. Me vendimin e ri të qeverisë kemi kërkuar riaktivizim të plotë. Të gjitha shtabet emergjente të komunave janë deklaruar se do të respektojnë vendimet”, ka thënë Zemaj.

“IKShPK-ja po mundohet që t’i menaxhojë kërkesat. Ne jemi në mbështetje të plotë për çfarëdo që kanë nevojë”, është shprehur Zemaj.

Më tutje, Zemaj e ka përshëndetur vendimin e Bordit të ShSKUK-së për shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e drejtorit të QKUK-së.

“Shkarkimi i drejtorit, Basri Sejdiu duhet të përshëndetët, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëjmë të ditur edhe veprimet e tjera”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se shtimi i…