ZEMRA

20 prill 2022 | 23:37

Agron KRASNIQI

Zemra qenka e madhe
E madhe sa unë vet
Sa njerëz kam brenda
Sa deti duhet të jetë

Aty kam prindër
Kam motër e vëlla
Kam grua e fëmijë
Aty prapë vend ka

Në zemër kam mikun
E shokun e besës
U lash vend aty
nipit edhe mbesës

Gjithë farefisin
Në zemër i kam
S’i heq dot kurrë
I gjallë sa të jam

I kam n’ zemrën time
Fqinjë e bashkëvendas
Po s’qe zemra plot
Më mirë le të plas

Prill 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain ka arritur një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj…