Zeneli mungon nëntë muaj

11 qershor 2019 | 18:15

Reprezentuesi i Kosovës dhe anëtari i skuadrës franceze, Stade de Reims, Arbër Zeneli do të mungojë deri nëntë muaj për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi në kualifikimet për “Euro 2020”.

Ai lëndoi rëndë gjurin e këmbës dhe menjëherë pas ndeshjes në Podgoricë ishte nisur drejt Francës për ekzaminime mjekësore.

Tani klubi ka konfirmuar lëndimin e rëndë dhe ka thënë se pritet që ai të mungojë në një periudhë mes 7 dhe 9 muajsh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zbardhur prapaskenat e marrjes…