Zeneli në mesin e asistuesve më të mirë në Evropë

16 janar 2019 | 14:21

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli është në mesin e 10 asistuesve më të mirë në Evropë, vetëm katër asistime larg vendit të parë.

Zeneli është duke e shijuar sezonin e tij më të mirë me Heerenveenin në ligën elitare holandeze, Eredivisie, që prej transferimit të tij nga Elfsborgi tri vite më parë.

23-vjeçari është ndër lojtarët më me ndikim në skuadrën e tij deri tani këtë sezon, pasi është përfshirë në shumicën e golave të shënuara nga Heerenveni. Përveç tri golave të shënuar, ai ka dhuruar tetë asistime në 16 ndeshje deri tani.

 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori britanik Hugh Grant përmes rrjetit Twitter kërkoi nga hajdutë,…