
Zeqiri përforcon Prishtinën
19 gusht 2021
| 15:40
Jetmir Zeqiri sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës. Pas Lejsonit edhe Jetmiri në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e bardhë e kaltërve.
Jetmiri është i gjatë 2,00CM dhe aktivizohet në pozitat 3/4. Zeqiri vjen me mjaft eksperiencë nga Superliga e Maqedonisë si dhe pas 2 viteve tejet të sukseshme me skuadrën e Pelisterit.
Duhet cekur që skuadra e Pelisterit ishte lidere në pjesën e rregullt të kampionatit derisa u eliminuan në gjysëmfinale nga skuadra e MZT Skopje e cila u shpallë më pas kampione.
Zeqiri në edicionin që sapo lamë pas luajti me një mesatare prej 7.7 pikëve dhe kishte vetëm 9 paraqitje për shkak të lëndimit,derisa një edicion më herët luajti me një mesatare prej 11.5pikëve e 6.1 kërcimeve për ndeshje.