
Zërina Shatri, MVP e javës në basketboll
Në xhiron e 14-të në Superligën e Femrave, Prishtina arriti që të fitojë derbin ndaj Penzës, 74:67, ku për fitoren e Prishtinës më së shumti kontribuoi Zërina Shatri me 13 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.
Qendra Shatri ishte më e mira e kësaj ndeshje dhe kësaj jave. Për fitoren e Prishtinës kontribuoi edhe Agnesa Rrahmani me 12 pikë, tri kërcime dhe tri asistime. Në anën tjetër fitoren e parë në këtë edicion, e ka arritur edhe Vëllaznimi me rezultat të ngushtë 52:51 ndaj United Basketboll.
Fitores së parë të skuadrës nga Gjakova më së shumti i kontribuoi Tianna Sullivan me dyshifror të dyfishtë, dhjetë pikë, 11 kërcime dhe një asistim. Lideri Bashkimi ka regjistruar fitoren e 14-të në po aq ndeshje, sa edhe ka zhvilluar. Prizrenaset këtë javë kanë mposhtur Trepçën me rezultat 54:69.
Më të mirat e vajzave të Prizrenit ishin Taliyah Hopkins me 22 pikë, 10 kërcime dhe tri asistime dhe Aulona Muhadri me 20 pikë, 12 kërcime dhe një asistim.
Top pesëshja
Zërina Shatri (Prishtina) 13 pikë, 10 kërcime, 2 asistime
Agnesa Rrahmani (Prishtina) 12 pikë, 3 kërcime, 3 asistime
Taliyah Hopkins (Bashkimi) 22 pikë, 10 kërcime, 3 asistime
Aulona Muhadri (Bashkimi) 20 pikë, 12 kërcime, 1 asistim
Tianna Sullivan (Vëllaznimi) 10 pikë, 11 kërcime, 1 asistim