Zëvendësministri Gashi pjesë e takimeve vjetore të Bankës Islamike për Zhvillim në Tunis

04 prill 2018 | 11:38

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Islamike për Zhvillim, të cilat sivjet po mbahen në Tunis të Tunizis, nga 3 deri më 6 prill.

“Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar, u bisedua për punën që duhet bërë në finalizimin e marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve në sektorin privat, e cila marrëveshje do të ofroj mundësi më të mëdha për instrumente të ndryshme të financimit në sektorin privat”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Zëvendësministri Gashi gjatë ditëve të ardhshme pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të fondeve zhvillimore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për lirim nga…