Haradinaj pret nga Thaçi të marrë vendim për drejtorin e AKI-së

04 prill 2018 | 11:36

Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për lirim nga detyra të Shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, nuk mund të bëhet i plotfuqishëm pa miratimin e presidenti Hashim Thaçi.

Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka përsëritur se pas vendimit të tij, tani shkarkimi i Gashit nga posti i shefit të AKI-së do të ndodhë pasi që vendimin ta marrë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Ndërsa në lidhje me largimin nga detyra të ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, kryeministri Haradinaj, ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak se arrestimi dhe më pas deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, kishte prishur marrëdhëniet institucionale në mes të kryeministrit me ministrin e MPB-së dhe drejtorit të AKI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar se ka fshirë dhjetëra faqe…