Zëvendësministri i MKRS-së, Sejnur Veshall vizitë zyrtare në Berlin

10 dhjetor 2021 | 14:40

Më 2-7 dhjetor, në Berlin është mbajtur festivali ndërkombëtar i filmit AKE DIKHEA?.

Aty u paraqitën 30 filma nga shtete të ndryshme të Evropës, përfshirë këtu dy filma nga Kosova. “Daniel” nga regjisorja Loreta Berbatovci dhe filmi “Culture” nga Benjamin Menekshe.

Në këtë festival ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i MKRS-së, Sejnur Veshall së bashku me diplomaten nga Ambasada e Kosovës në Berlin, znj. Shtrojerë Zogaj.

Debati mbi zhvillimin e politikave kulturore mes dy shteteve, me producentët, aktorët e regjisorët në kuadër të kulturës dhe kinematografisë, ishte njëri ndër aktivitetet ku mori pjesë zëvendësministri.  Gjatë kësaj vizite në Berlin ai gjithashtu u takua me Ambasadorin e ri të Kosovës në Berlin, Dr. Faruk Ajeti, të cilin e uroj për punën që ka pranuar. Së bashku u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin në fushën e kulturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një…