Zëvendësministri Mazreku viziton Prishtinën

26 shkurt 2018 | 12:50

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Rexhep Mazreku e ka vizituar skuadrën e Prishtinës.
Ai është pritur nga nënkryetari i bordit Ahmet Kurtolli, anëtari i bordit Fikret Maqastena, drejtori gjeneral Sokol Krasniqi, sekretari Fatos Hoxha dhe drejtori sportiv Arsim Thaqi.

Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase ia ripërsëritën kërkesat drejtuar Ministrisë lidhur me situatën e pavolitshme në infrastrukturë të FC Prishtina. Zëvendësministri Mazreku ka thënë se e ka morë një iniciativë për të takuar të gjitha drejtoritë e sportit nëpër Komuna, për t’i parë problemet nga afër, për gjendjen aktuale në këtë fushë.

“Kam marrë iniciativë që të krijoj në program pune dhe të takohem me të gjitha drejtoritë e sportit nëpër Komuna, për t’i parë problemet nga afër, për gjendjen aktuale, e sidomos për futbollin e infrastrukturën e saj si sportin më masiv në vend. Dua të bëjë përpjekje për të ndryshuar gjendjen aktuale, sepse sporti, e sidomos futbolli, është shkollë edukimi në vete, që largon fëmijët nga rruga, ndërsa tani edhe mund të arrihet shumë më larg dhe më suksesshëm në shkollimin e talenteve”, ka thënë Mazreku.

“Po ashtu shpresoj shumë që premtimi i Kryeministrit Haradinaj, të jetësohet sa më shpejtë, e që klubit më të madh në vend, FC Prishtinës, t’i jepet në shfrytëzim parcela e kërkuar për ndërtimin e kompleksit sportiv”, ka deklaruar Mazreku.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesit e mëdhenj të kampionateve kryesore evropiane luftojnë, veç të…