Zëvendësministri Thaçi takoi deputeten shqiptare në parlamentin kroat

13 prill 2018 | 21:52

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, sot është pritur në takim nga deputetja e shqiptare e parlamentit kroat, Ermira Përlaskaj-Lekaj.

Në takimin, që u mbajt në Kuvendin kroat, Thaçi dhe deputetja shqiptare e parlamentit kroat, kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në mes Prishtinës dhe Zagrebit.

Deputetja Përlaskaj ka vlerësuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar.
Gjithashtu Përlaskaj e ka informuar zëvendësministrin Thaçi me sfidat e komunitetit shqiptar në Kroaci dhe bashkëpunimin ndërinstitucional siç e përmendi aktivizimin e

Ambasadës së Kosovës në Kroaci dhe veçanërisht ambasadorit Gëzim Kasapolli.

Thaçi e siguroi deputeten Përlaskaj se do t’i trajtojë me prioritet të lartë të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve shqiptar në Kroaci dhe do të hapë rrugët e bashkëpunimit ekonomik në shumë fusha të bizneseve kroate në tregun e Kosovës por dhe ansajslltas lehtësimin e eksportit të shërbimeve dhe produkteve të bizneseve Kosovare në Kroaci.

Gjithashtu konkluzion i përbashkët doli që të kryhen të gjitha veprimet institucionale që kërkesat e Kroacisë për punësim sezonal të mijëra të rinjve të finalizohen në afat rekord.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasnesër, Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit…