Zëvendësshefi i BE-së në Kosovë thotë se taksa është e papranueshme

18 korrik 2019 | 11:45

Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Riccardo Serri, ka folur para Komisionit për Integrime Evropiane rreth Raportit të Kosovës për vitin 2019.

Ai ka ripërsëritur se taksa është një vendim i papranueshëm për BE-në.

“Vazhdoj ta përsëris qëndrimin kritik të BE-së se ky vendim nuk është në të mirën e vendit”, ka thënë Serri, njofton Klan Kosova.

Para se Serri ta marrë fjalën, ka folur edhe kryetarja e këtij komisioni, Blerta Deliu-Kodra.

Ajo ka thënë se Kosova sipas këtij raporti ka shënuar progres në luftën kundër terrorizimit dhe ka pasur avancim në fushën e zbatimit të reformave evropiane.

Deliu-Kodra ka deklaruar se mbetet akoma për të bërë, sidomos në respektimin e të drejtave të njeriut.

Më tutje, Riccardo Serri nga ka deklaruar se Raporti për Kosovën këtë vit ka pasur për qëllim që të tregojë se sa ka bërë vendi në rrugën drejt BE-së.

Një tjetër çështje që ai ka përmendur ka të bëjë me punën e Kuvendit.

Sipas tij, kjo legjislaturë ka prodhuar goxha shumë ligje, por që është shumë i politizuar duke shtuar se shpesh nuk ka kuorum dhe ka vonesa në miratimin e ligjeve.

Përkundër progresit të bërë me miratimin e legjislacionit, sipas Serrit duhet ende punë shtesë në zbatimin e tij.

“Edhe nxjerrja e Ligjit kundër korrupsionit është për t’u përshëndetur, por që i njëjti duhet të zbatohet në përpikëri”, është shprehur Serri, duke shtruar se Kosova duhet të krenohet me rolin e shoqërisë civile, raporton “Klan Kosova”.

Kurse sa i përket zgjerimit të BE-së, ai ka thënë se është një proces dhe se Kosova është ende në fazën fillestare.

“Në këtë raport për Kosovën jemi koncentruar shumë në vendimet ad-hoc të Qeverisë që nuk janë në pajtim me legjislacionin në fuqi”,është shprehur ai.

Kosova, sipas tij, ka dështuar që ta rregullojë çështjen e ndarjes së mjeteve për veteranët e luftës si dhe në pjesën e punësimit të personave që nuk meritojnë të ushtrojnë ato pozita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomati Lisen Bashkurti, ka bërë me…