Zgjatet afati për implementim të projekteve për zhvillim rural 2018

11 dhjetor 2018 | 14:05

Me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Nr.18/2018 është bërë plotësim ndryshimi i udhëzimit administrativ Nr.05/2018 për masat dhe kriteret e përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2018.

Lajmin e ka bërë me dije zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se ky plotësim ndryshim i udhëzimit administrativ mundëson zgjatjen e afateve për implementimin e projekteve të miratuara në masat:

MASA 101 ( Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore):
afati prej 90 ditë zgjatet në 120 ditë;
afati prej 120 ditë zgjatet në 210 ditë.

MASA 302 ( Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve):
afati prej 90 ditë zgjatet në 180 ditë;
afati prej 90 ditë zgjatet në 180 ditë.

MASA (Ujitja e tokave bujqësore):
afati prej 180 ditë zgjatet në 270 ditë
afati prej 180 ditë zgjatet në 270 ditë.

Gepostet von Mevludin Krasniqi am Dienstag, 11. Dezember 2018

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka zbatuar planin operativ ‘Identifikimi i fëmijëve…