Zgjedhën kryetarët e fshatrave Nagac dhe Celinë të komunës së Rahovecit

22 qershor 2022 | 11:32

Në fshatrat Nagac dhe Celinë të komunës së Rahovecit, komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve, ka zhvilluar takimet e parapara, ku në të dy lokalitetet u zgjodhën kryetarët e këshillave të fshatrave Nagac dhe Celinë.

Arian Gashi u zgjodh me shumicë votash, kryetar i këshillit të fshatit Nagac dhe Muhamet Ramadani, po ashtu u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Celinë.

Po ashtu u vendos edhe për përbërjen e këshillit të fshatit dhe numrit të anëtarëve.

Takimet për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve të komunës së Rahovecit, organizohen nga anëtarët e Kuvendit Komunal Rahovec dhe Ekzekutivit Komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Newcastle United po bën çmos për të nënshkruar me Nick…