Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që e kemi në Hagë

24 qershor 23:56

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin e kësaj partie që është në Hagë.

Sipas tij, kryetari i ri është një mesazh se vetëm një PDK e fortë dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë.

“Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që kemi në Hagë, por një mesazh se vetëm një PDK e fortë, e fuqishme politikisht dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë, me udhëheqësit e saj më të fuqishëm dhe shtetin e Kosovës të përmbushur”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Hoxhaj thotë se për 8 muaj si ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, ka kaluar një përvojë të jashtëzakonshme politike e personale.

“Vendimi i javës që shkoi për ta shpallur Konventën zgjedhore të partisë, është përcjellë sot me ofrimin e dorëheqjes time si Kryetar në detyrë dhe kryesisë aktuale të partisë. Kjo është një normë statutare dhe demokratike për t’i hapur rrugë organizimit të mirëfilltë të Konventës më 3 korrik.  Përgjatë tetë muajve të ushtrimit të kësaj detyre, një përgjegjësi që m’u besua pa dëshirën time dhe tonën, por si rezultat i arrestimit të udhëheqësve tanë, Kryetarit Veseli e Presidentit Thaçi, kam kaluar nëpërmjet përvoje të jashtëzakonshme politike e personale”.

Ai falënderoi të gjithë anëtarët për mbështetjen, duke thënë se në angazhimin e tij politik çdo herë ka qenë vetvetja.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve për mbështetjen, bashkëpunëtorëve e lidershipit të partisë. Në angazhimin tim politik çdo herë kam qenë vetvetja dhe i kam shërbyer një kauze më të madhe që është Kosova dhe PDK, duke mos e parë asnjëherë statusin dhe pozitën si vizion por të kundërtën. Shteti jonë i pavarur, dhe roli thelbësor i PDK-së në shtetndërtim është vizioni jonë përbashkues”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i mirë për të gjithë ata që frekuentojnë…