Zgjedhjet në Istog, KQZ-ja konfirmon se të gjitha vendvotimet janë hapur me rregull

17 dhjetor 2017 | 09:40

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) përmes konferencës së parë për media në ditën e sotme ka njoftuar se rivotimi në Istog, deri më tani, po shkon në rregull dhe se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë.

“Ju njoftojmë se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut, pra 63 vendvotime sa janë gjithsej. KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga kjo komunë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre”, thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Eelezi.

Konferenca e radhës nga KQZ-ja pritet të mbahet në orën 11:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Istogut po zhvillohet rivotimi për kryetarin e…