Zgjedhjet në Tërnocin e Bujanocit, Shaip Kamberit i duhen 610 vota

27 maj 2022 | 18:34

Zgjedhjet e sotme parlamentare në vendvotimin numër 6 në Tërnoc të Bujanocit, kanë nis që në orën 7.00.
1 089 qytetarë që të gjithë shqiptarë me të drejtë vote janë përcaktues për sigurimin e një ulëse të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë.

Ndërsa për herë të tretë po detyrohen qytetarët shqiptarët të votojnë, ata megjithatë janë optimist për sukses në fund të ditës.

E veçanta e zgjedhjeve të sotme, ishte mobilizimi i komisionerëve  të 17 listave serbe që merrnin pjesë në zgjedhje, e të cilët kryesisht ishin nga qendra të ndryshme të Serbisë e më së paku serb lokal.

Zgjedhjet e sotme sipas të parit të KNSh-së por edhe për përfaqësuesit e Kolaiiconit të Shqiptarëve të Lugnës, janë vendimtare për përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin serb.

E për të fituar Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës një deputet, nevojiten 610 vota, vendvotimi do të mbetet i hapur deri në orën 20:00. Arritja e votimit  të një deputeti shqiptarë automatikisht ndikon që Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit të humb një deputet.

Kjo madje ka qenë arsye e cila ka adresuar ankesat e socialistëve serb në Gjykatën Administrative e cila përkundër refuzimit të ankesës nga Komisioni Komunal Zgjedhorë ka urdhëruar ripërsëritjen për së dyti herë të këtyre zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i zyrës së BE-së në…