Zhegrova: Milani dhe Barça kanë shprehur interesim për mua

16 janar 2019 | 21:22

Futbollisti nga Kosova që veshë fanellën e Genkut, Edon Zhegrova, ka rënë në sy të klubeve të mëdha evropiane.

Për Sportin në KTV, 19 vjeçari ka zbuluar se Milani dhe Barcelona, janë në mesin e ekipeve që kanë shprehur interesim për të.

“Janë shumë klube që kanë shprehur interesim për mua dhe mund ta konfirmoj se aty është Milani e po ashtu edhe Barcelona. Kaq mund të them për momentin, pasi ende nuk ka diçka zyrtare. Do të shohim në ditët në vazhdim se çka do të ndodhë”, ka thënë Zhegrova për Kohavisionin.

Këtë sezon me Genkun, Zhegrova është paraqitur në 12 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar 4 gola e 1 asistim.

Ndërkaq, për kombëtaren e Kosovës ka shënuar 2 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka fituar 1-0 në Superkupën e Italisë që është…