Zhegrova: Për 10 sekonda pranova ftesën të luajë për Kosovën

20 shtator 2022 | 23:00

Edon Zhegrova ka thumbuar lojtarët që po refuzojnë të luajnë për Kombëtaren e Kosovës.

Zhegrova ka thënë se kur pranoi të luajë për Kosovën, iu kishin dashur vetëm 10 sekonda.

“Vetëm nëse e doni dhe e ndjeni vendin, mund të luani Kosovën. Unë jam 1000 herë më i mirë dhe nuk mund të krahasohem me të gjithë këta lojtarë që nuk e pranojnë Kosovën, më ishin dashur vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim sepse zemra ime rreh atje, kështu që nëse ju nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij, kjo është për të gjithë ata që mendojnë se jeni dikushi”, ka shkruar Zhegrova në rrjetin social Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar raportimet për referendume të…