Zidane deklarohet për eliminimin e Realit nga Bilbao

15 janar 2021 | 12:01

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur pas disfatës së pësuar nga Athletic Bilbao, në kuadër të gjysmëfinales së Supercopa de Espana.

Real Madrid pësoi disfatë me rezultatin 1-2 në kuadër të gjysmëfinales së Supercopa de Espana nga Athletic Bilbao, të cilët do të përballen me Barcelonën në finale të turneut.

Por, Zidane doli në mbrojtje të ekipit të tij, duke thënë se dështim nuk është të humbësh, por të mos provosh të fitosh.

“Nuk është një dështim. Dështim është kur nuk provon, të mos japësh gjithçka në fushë. Jeta është e tillë, nuk mund të fitosh gjithmonë. Ajo që ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë është të fitojmë, por ju nuk mundeni gjithmonë ta arrini atë”, ka thënë ai.

“Ne patëm një ecuri të mirë të rezultateve dhe tani janë dy barazime dhe një humbje. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të ndryshuar dinamikën shpejt”, ka shtuar francezi.

Ai pati disa fjalë edhe për Eden Hazard, i cili regjistroi një paraqitje të dobët. “Ai duhet të rifitojë vetëbesimin, të luajë një lojë të mirë, të shënojë një gol, diçka ndryshe. Ne e dimë se çfarë futbollisti është ai dhe duhet të jemi të durueshëm, por ai po punon. Ne jemi me të, duhet të jemi të durueshëm”, përfundoi Zinedine Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Sahiti Njerëzit e mëdhenj veç ditëlindje kanë. Sot…