Zidane: Fama si futbollist nuk më ka ndihmuar në punën e trajnerit

10 janar 2018 | 10:55

Zinedine Zidane nga prestigjiozja “France Football” është zgjedhur trajneri francez i vitit. Dy Liga të Kampionëve, Superkupa e Evropës, titulli i La Ligas, Superkupa e Spanjës dhe Botërori për Klube.

Këto ishin trofetë që kompletuan palmaresin e francezit gjatë 2017-s. Në intervistën e gjatë dhënë për gazetën e vendit të tij, ai sqaron se karriera e shkëlqyer si futbollist nuk i ka shërbyer aspak si mbrojë në rolin e ri. Gjithsesi, përveç jetës në katërkëndëshin e blertë, Zizu ka edhe një jetë tjetër, atë pranë familjes, me njerëzit e tij të dashur. “Presionet nga jashtë nuk më shqetësojnë, sepse kam mburojën time dhe jam i vetëdijshëm për atë që bëj. Pas punës e heq spinën nga priza dhe nuk mendoj aspak për futbollin, gjë të cilën shumë trajnerë nuk arrijnë ta bëjnë. Kohën e lirë e kaloj me familjen dhe shpeshherë dal për të ndjekur shfaqe me bashkëshorten”, ka thënë Zidane.

Por cilat janë pikat e tij të forta dhe si i përballon Zidane momentet e vështira? “Dua të tregoj se jam një trajner i mirë edhe në momente të vështira dhe kjo gjë nuk më tremb aspak. Njerëzit mund të mendojnë se për mua gjithçka është e thjeshtë, pasi më ndihmon instinkti, por gabohen. Si kur kam qenë lojtar ashtu edhe tani që jam trajner, kam punuar shumë. Kjo punë mund të të rrezikojë, por unë nuk do të ndryshoj asnjëherë. Jam i vetëdijshëm se kam përpara meje kampionë të mëdhenj të cilët më ndjekin. Të gjithë luajmë futboll dhe dimë si të veprojmë, prandaj gjërat funksionojnë përherë”, ka deklaruar Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karateistët e Kosovës janë duke shikuar vetëm nga Lojërat Olimpike…