Zidane: Ishte ndeshja më e kompletuar këtë sezon

10 dhjetor 2020 | 11:43

Real Madridi e mposhti Borussia Monchengladbach (2-0), dhe u kualifikua si e para në grup.

Trajneri Zinedine Zidane e ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij ndaj gjermanëve si më të mirën në këtë edicion.

“Synimi ishte të përfundonim në vendin e parë. Ne luajtëm në mënyrë spektakolare nga minuta e parë deri në të fundit. E menaxhuam ndeshjen shumë mirë. Mendoj se ishte ndeshja jonë më e kompletuar këtë sezon dhe patjetër më e mira”, ka thënë Zidane.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar…