Zidane: Kjo është e vërteta pse Bale mungon në ‘Audi Cup’

31 korrik 2019 | 11:54

Gareth Bale nuk ka udhëtuar me Real Madridin për turneun “Audi Cup”, i cili organizohet nga skuadra e Bayern Munchen.

Trajneri Zinedine Zidane, ka thënë se gjendja jo e duhur fizike është arsye pse Bale mungon në ketë turne.

“Ai nuk udhëtoi me ne, pasi nuk kishte gjendjen e duhur fizike. Pas një diskutimi me doktorët, u vendos që gjëja më e mira ishte që ai të qëndronte në Madrid. Për momentin po stërvitet atje i diferencuar. Vendimi u mor në mënyrë të përbashkët nga lojtari, unë dhe stafi mjekësor”, ka thënë trajneri francez.

Real Madridi pësoi humbje nga Tottenham Hotspur (0-1), kurs ost përballet nga ora 18:00 me skuadrën e Vedat Muriqit, Fenerbaçen.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (14) Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan…