Zidane mendon për dorëheqje

16 gusht 2019 | 11:24

Zinedine Zidane është gati që të japë dorëheqje nga detyra e trajnerit të Real Madridit.

Sipas britanikëve të “The Independent”, të cilët bazohen te një seri komentesh bërë nga gazetari i “El Pais”, Diego Torres, trajneri francez ndihet i tradhtuar nga presidenti Florentino Perez në merkaton e kësaj vere dhe skuadra me të cilën ai duhet të punojë këtë sezon.

Ai është aq i zhgënjyer që Perez nuk po i transferon Paul Pogbanë, sa është gati të dorëhiqet për herë të dytë në harkun e një viti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga e premtja edhe zyrtarisht, sistemi i kamerave në sigurisë…