Kamerat e sigurisë në qytetin e Malishevës do të mbikëqyren nga policia

16 gusht 2019 | 11:19

Nga e premtja edhe zyrtarisht, sistemi i kamerave në sigurisë të vendosura në qytetin e Malishevës, do të jetë i mbikëqyrur nga ana e Policisë së Kosovës.

Për këtë qëllim, në Malishevë ka qëndruar edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjakovës, kolonel Lumni Graishta, i shoqëruar edhe nga komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, të cilët janë takuar me kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për kalimin e sistemit të kamerave të sigurisë në mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

Kjo është bërë me qëllim të rritjes së sigurisë publike për qytetarët dhe pronën në qytetin e Malishevës.

Komuna e Malishevës ka investuar në vendosjen e sistemit të kamerave të sigurisë me qëllim të rritjes së ofrimit të sigurisë publike.

Kryetari i komunës Ragip Begaj dhe eprorët e lartë policorë, kolonel Graishta dhe kapiten Krasniqi, kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për rritjen e sigurisë publike në territorin e komunës së Malishevës dhe për mundësinë e zgjerimit të sistemit të kamerave në të gjitha pikat kyçe në komunën e Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i njohur suedez pop ABBA nuk resht së thyeri…