Zidane: Ndaj Bayernit nuk mjafton vetëm Ronaldo

19 prill 2018 | 15:37

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i pakënaqur nga rezultati i ndeshjes kundër Bilbaos (1-1). Ai ka folur edhe për ndeshjen ndaj  Bayern Munchen, duke thënë se ndaj gjermanëve nuk mjafton vetëm Cristiano Ronaldo.

“Ronaldo është super dhe po e shijon këtë moment, por duhet të jemi të gjithë mirë për Bayernin. Vetëm ai nuk mjafton. Do të kemi pak pushim këto ditë dhe pastaj do të nisim punën për Bayernin”, ka thënë Zidane.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është i sigurt që…