Ziyech transferohet në Turqi

16 gusht 2023 | 13:31

Galatasaray ka siguruar një përforcim nga Chelsea. Bëhet fjalë për Hakim Ziyech, i cili karrierën do ta vazhdojë në Turqi. 30-vjeçari aktivizohet me Chelsea prej vitit 2020.

Në janarin e këtij viti ishte afër kalimi te PSG-ja, por akordi final nuk u finalizua për shkak të një problemi në komunikimin mes dy klubeve. Gjatë verës u afrua me Al Nassr në Arabinë Saudite, por transferimi nuk u realizua për një problem fizik të “xholit” ofensivë.

Galatasaray do të jetë skuadra e pestë në karrierën e Ziyech pas Chelseat, Ajaxit, Twentes dhe Hereenveenit. Me kombëtaren e Marokut, me të cilën mbërriti deri në gjysmëfinalet e Botërorit Katar 2022, Ziyech numëron 54 ndeshje dhe 20 gola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë informatën…