Zjarri në Shëngjin nuk është shuar që 10 orë, i afrohet banesave

23 gusht 2019 | 22:34

Vazhdon procesi i shuarjes së zjarrit në malin me pisha, Shëngjin, në një kohë kur flakët gjenden shumë pranë banesave.

Zjarri masiv, i shkaktuar afër portit të Shëngjinit po mbahet nën kontroll nga zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë, raporton “TCh”.

Siç mund ta shihni nga videoja, çka po e vonon shuarjen e zjarrit, që ra një natë më parë është terreni i vështirë dhe era.

Aktualisht, tymi ka mbuluar mbarë zonën në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja kanë zyrtarizuar të premten koalicionin parazgjedhor. …