ZNJ. LULJETA PULA-BEQIRI GJILANI JU KA NDERUAR

27 shtator 2022 | 17:09

Në rtv 21 në emisionin televiziv të datës 26.09.2022, me gazetarin Berat Buzhala, ishte zonja Luljeta Pula-Beqiri!
Zonja Luljeta Pula-Beqiri në mes tjerash deklaroi se pas përfundimit të luftës, në Kosovën e çliruar, nuk qenka nderuar dhe nuk qenka ftuar në evenimente të mëdha të mbajtura në Kosovë!
Unë në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rrethit të LPK-së së Gjilanit dhe të Kryetarit të Këshillit Organizativ të Manifestimit të madh gjithëpopullor, ia rikujtoj zonjës së nderuar Beqiri, se ka qenë e ftuar dhe ka marrë pjesë në Gjilan, në manifestimin e madh kombëtar, në nderim të nëntëmbëdhjetë vjetorit të ngjarjeve të lavdishme të Pranverës së Kuqe të vitit 1981!

Ismet Sylejmani,
Ish-Kryetar i Këshillit Organizativ të Manifestimit:
NËNTËMBËDHJETËVJETORI I NGJARJEVE TË PRANVERËS SË KUQE TË VITIT 1981!
Gjilan, 27 Shtator 2022!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina të mërkurën më 28 shtator e zhvillon ndeshjen…