Zogaj, sporti i radhës që po ‘dridh’ Evropën

01 janar 2019 | 13:01

Në Evropë çdo ditë e më shumë po “shpërthejnë” talentet në sporte të ndryshme.

I tillë është edhe rasti i boksierit nga Komorani i Drenasit, Altin Zogaj, i cili është duke garuar fuqishëm në boksin profesionist, pasi në nëntor e regjistroi edhe fitoren e tretë me radhë ndaj boksierit hungarez Istvan Zeller, në kategorinë gjysmë të rëndë, deri në 79.3 kg.

Boksieri shqiptar Zogaj, krahas suksesit në sportin e boksit, nuk e harron asnjëherë vendin e lindjes, Kosovën. Madje ai është edhe patriot, që dëshmon fakti se gjithmonë në ring hyn me tingujt e këngës “Marshi i UÇK”-së. Synim i Altinit është titulli në Gjermani, më pas në Evropë dhe Botë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…