ZRrE-ja aprovon rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind

30 mars 2023 | 15:48

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka aprovuar planin për rritjen e tarifave të çmimit të rrymës për 15 për qind, nga muaji prill.

Tre anëtarë të këtij bordi kanë votuar pro dhe asnjë nuk ishte kundër.

Kryetari i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se kjo po bëhet në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pasi nëse nuk bëhet furnizimi, sipas tij, kostot do të jenë edhe më të larta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabile Keçmezi-Basha Pa çka... Se do kthehemi Nesër...  apo një…