ZRrE-ja miraton rregull për vetëkonsumatorët, jep edhe licenca për projekte me erë dhe solare

18 gusht 2023 | 16:48

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRrE) të premten ka miratuar Rregullën për vetëkonsumatorët me burime të ripërtërishme.

Bordi ka marrë vendim për dhënien e autorizimit për ndërtim të projektit solar prej 150 MW në Komunën e Gjakovës për ndërmarrjen “Solar Energy Group Europe”, dhënien e autorizimit për ndërtim të projekteve tjera Solare me 1 MW për ndërmarrjen “Eling Grup”, si dhe “Energy Development Grup” prej 6 MW.

“Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulle, konsumatorët e energjisë elektrike të të gjitha niveleve të tensionit mund të fitojnë statusin prosumator apo vetkonsumues, si dhe do të kompensohen me anë të faturimit neto për energjinë që ata injektojnë në rrjet”, është thënë në njoftimin e ZRrE-së.

Po ashtu, bordi ka trajtuar kërkesat për “Wind Park Zatric” me kapacitet total të dy projekteve prej 70 MW të cilat do të trajtohen sipas kornizën së rregulluar.

Gjithashtu, Bordi ka miratuar kërkesat për dhënie të licencave për ndërmarrjet “Eurosol&Energy LTD”, “MCM COMMODITIES” dhe “MONTING”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit, të premten ka prezantuar përforcimin më të…