Zyberaj dhe Jusufi ia sigurojnë fitoren Bashkimit

15 shtator 2019 | 23:22

Sot është luajtur xhiro e tretë e Ligës së Dytë në futboll.

Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitoren e radhës në përballje me skuadrën e Dardanisë nga Peja.

Mysafirët shënuan të parët nga penalltia, pas dhjetë minutave lojë. Ky gol nuk i demoralizojë lojtarët e KF Bashkimit pasi që arritën të rikthehen në lojë në pjesën e parë, falë golit të bukur të shënuar më kokë nga mbrojtësi Erzen Zyberaj. Bashkimi ishte dominues dhe në fillim të pjesës së dytë e shënoi edhe golin e dytë dhe të fundit në ndeshje, autor ishte Vasfi Jusufi. Edhe ky i fundit sikurse Zyberaj shënoi më kokë.

Bashkimi javën e ardhshme i shkon shkuarës së Beharit dhe synim janë tri pikët e reja.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani ka arritur të tojë ndeshjen e dytë radhazi me…