Zyrtare: Bayerni blindon Neuerin dhe Ulreichin

28 nëntor 2023 | 17:21

Bayern Munichu ka blinduar zyrtarisht dyshen Manuel Neuer dhe Sven Ulreich.

Gjiganti Bavarezë këtë gjë e bëri përmes një komunikate, duke thënë se dy portierët do të vazhdojnë të jenë pjesë e tyre edhe për një sezon tjerr (2024/25).

“Kapiteni Manuel Neuer , 37 vjeç dhe Sven Ulreich, 35 vjeç, kanë qenë mbështetja e fortë e FC Bayern për shumë vite – dhe do të vazhdojë të jetë e tillë”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“FC Bayern tani i ka zgjatur të dyja kontratat me nga një vit deri më 30 qershor 2025”.

Neuer sa është rikthyer nga lëndimi dhe vazhdon të jetë pika kryesore e ekipit, ndërsa Ulreich do të vazhdojë të jetë mbështetja e tij.

FC Bayern München on X: “✍️ Der #FCBayern verlängert mit Manuel #Neuer und Sven #Ulreich. ✅ ? https://t.co/UzIf9fvqqw #MiaSanMia” / X (twitter.com)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se në…