Zyrtare: Erikseni në Inter  

28 janar 2020 | 14:30

Christian Eriksen edhe zyrtarisht është lojtar i Interit. Mesfushori danez i kreu testet mjekësore të hënën, kurse zyrtarizimi i tij është bërë sot për 20 milionë euro.

27-vjeçari vazhdimisht ishte lidhur me një transferim në Real Madrid ose Manchester United, por në fund mesfushori vendosi për Interin, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare e gjysmë dhe do të paguhet 11 milionë euro.

Interi në këtë afat kalimtar ka nënshkruar edhe me Ashley Young (Manchester United) dhe Victor Moses (Chelsea).

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-piloti brazilian, Rubens Barrichello, është një nga ata të paktët…