Barrichello: Hamiltoni është më i talentuar se Schumacheri dhe Senna

28 janar 2020 | 14:20

Ish-piloti brazilian, Rubens Barrichello, është një nga ata të paktët pilotë që ka pasur mundësi të pilotojë në Formula 1 bashkë me mjaft ikona të këtij sporti, si Ayrton Senna, Michael Schumacher dhe, së fundi, Lewis Hamilton (ka garuar në vitet 1993-2011).

Me 322 gara të zhvilluara në karrierën e tij, Barrichello bën një krahasim mes këtyre ikonave të Formula 1.

“Për mendimin tim Hamiltoni është piloti më i talentuar në Formula 1. Më i fortë se Michael Schumacheri dhe Ayrton Senna. Kur dueloja me të në pistë e vetmja gjë që i ka munduar ishte pjekuria, që e ka fituar me kalimin e viteve. Përmirësohet nga viti në vit dhe rezultatet duken në pistë”, ka thënë Barrichello, ish-shok skuadre me Schumacherin. “Ajo që e bën më të veçantë është se Lewisi është gjakftohtë në pistë, sidomos në çastet vendimtare. Është mjaft i saktë në veprimet që bën dhe komunikon me skuadrën për gjëra konkrete, për ato që ka nevojë”, ka deklaruar Barrichello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i asamblistëve komunalë të LDK-së në Prishtinë, ka mbajtur…