Zyrtare/ Ja kur e nis Ancelotti punën si trajner i Brazilit

05 korrik 2023 | 10:25

Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, ka zyrtarizuar emërimin e Fernando Diniz, për një vit, si trajner i përkohshëm i përfaqësueses braziliane.

Që nga qershori 2024, trajneri që do të drejtojë “Seleçaon” do të jetë Carlo Ancelotti.

Trajneri aktual i Fluminenses do të kombinojë dy detyrat. Ai do të vazhdojë në krye të “Tricolor” nga Rio de Janeiro dhe do të drejtojë gjithashtu kombëtaren në datat e FIFA-s.

Diniz do të prezantohet për shtyp këtë të mërkurë në selinë e CBF në Rio de Janeiro.

“Fernando Diniz do të drejtojë ekipin e Brazilit për një vit. Jam i sigurt se do ta bëjë këtë me shumë profesionalizëm, siç ka qenë gjithmonë”, tha Rodrigues.

Trajneri, nga ana e tij, siguroi se zgjedhja është “një krenari dhe një nder”.

“Unë kam stërvitur disa nga lojtarët aktualë të Brazilit kur ata ishin më të rinj si: Bruno Guimarães dhe Antony. E kam ndjekur shumë rritjen e gjithë atij brezi…”

Ednaldo Rodrigues ka siguruar që Carlo Ancelotti do të jetë në krye të skuadrës braziliane nga qershori 2024. Ai tha se Diniz do të ketë autonomi të plotë gjatë kësaj periudhe:

“Ai është trajneri, do të drejtojë  Fluminensen dhe kombëtaren. Për ne, si trajner i skuadrës braziliane, nuk është i përkohshëm. Ai ka një kontratë 12-mujore. Do të bëjë kalimin te Ancelotti, i cili do të arrijë për Copa Américan.”

Edicioni i ardhshëm i Copa Américas do të mbahet në Shtetet e Bashkuara midis 20 qershorit dhe 14 korrikut 2024.

Finalja e Champions League do të luhet më 1 qershor dhe LaLiga përfundon më herët, më 26 maj, kështu që Carlo Ancelotti do të ketë kohë të përfundojë sezonin me Realin dhe më pas t’i bashkohet Brazilit. /Supersport

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdet Deva, nipi i Xhafes Devës, ka bërë të ditur…