Zyrtare: Jaupaj transferi i ri i Feronikelit

19 janar 2018 | 21:00

Ardit Jaupaj është përforcimi më i ri i Feronikelit. Ai është transferuar nga Flamurtari, kurse më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Partizanit.

“Ardit Jaupaj është lojtari më i ri i cili tashmë është bërë pjesë e KF. Feronikelit, me qëllim të përforcimit të ekipit, i cili me lojtarët e mëparshëm dhe me transferet e ditëve të fundit, po synon që të kthehet në pozitat e para të ligës”, thuhet në konfirmimin e klubit.
Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, deklaroi se ardhja e Jaupajt në ekip do të jetë një hap më shumë i bërë drejt arritjes së qëllimeve për t’u kthyer në luftë për titull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të vijë për vizitë…