Zyrtare: Ndeshja Prishtina-Drita, zhvillohet në Pejë

17 maj 2018 | 15:49

Ndeshja e javës së fundit përcaktuese për titullin e kampionit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, zhvillohet të dielën më 20 maj në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës me fillim nga ora 16:00. Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Prishtinës në faqen zyrtare.

“Me gjithë rivalitetin e madh ndërmjet dy klubeve, Prishtinës e Besës, nuk ka qytet dhe qytetarë që e kanë pritur ngrohtësisht Prishtinën se sa në këta tre muajt e fundit banorët e Pejës. Kjo do të hyjë në analet e sportit tonë. Adhuruesit tanë do ta vizitojnë edhe një herë, për herë të fundit në këtë edicion qytetin e Pejës dhe presim që adhuruesit tanë do të jenë të dinjitetshëm, me respekt dhe falënderues për mikpritjen pejane. Ndërsa, FC Prishtina do t’i jetë mirënjohës përjetësisht Komunës së Pejës e në veçanti kryetarit të komunës, Gazmend Muhaxheri,  punonjësve të stadiumit që iu kanë gjendur klubit tonë afër në çdo moment si dhe klubit të futbollit Besa, për konakun që na u kanë gjetur në ditët më të vështira”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, të…