Zyrtare: Prishtina e shkarkon Ismet Munishin

13 mars 2023 | 11:09

FC Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Ismet Munishin.

Klubi kryeqytetas ka bërë me dije se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mosarritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.

“Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mosarritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit”, ka njoftuar FC Prishtina.

Me këtë rast, FC Prishtina ka  falënderuar përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër.

Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në Nju Jork kanë…